Pyetja:
A lejohet të therim një kurban unë dhe prindërit e mi sëbashku, sepse gjendja financiare nuk na mundëson therrjen e më shumë se një kurban?
***
Përgjigjja:
Po, lejohet ta therrni një kurban sëbashku të gjithëve.
Pra, therja e një kurbani ju mjafton dhe shpërbleheni për të inshallah të gjithë familjarët.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pranohet një kurban për personin që e therrë për vete dhe për familjarët e tij.” [1]
Gjithashtu, trasnmetohet se Ata Ibn Jesari, ka thënë:
“E pyeta Ebu Ejub el Ensarin: ‘Si kanë qenë kurbanat në kohën e Pejgamberit ﷺ?’
Ejub El Ensari ma ktheu: “Një njeri therte kurban dhe kjo mjaftonte për të dhe familjën e tij, hanin ata prej kurbanit dhe ushqenin njerëzit (me mishin e kurbanit).”‘ [2]
Ky veprim i juaji është i pranuar në sheriatin islam, dhe shpresoni në shpërblimin e Allahut për therjen e kurbanit.
Shejh Abdullah El Humejdi
Përktheu: Suad Shabani
———————————————
[1] Tirmidhiu (1505).
[2] Tirmidhiu.