Pyetja:
A është Allahu me ne me Veten e Tij apo me Dijen e Tij?
***
Përgjigja:
Allahu është me ne me Dijen e Tij, Ai na Dëgjon dhe na Sheh.
Allahu i Lartësuar thotë: “Mos u frikësoni! Jam me ju, Dëgjoj dhe Shikoj çdo gjë.”
(Ta Ha)
“Jam me ju” do të thotë me Ndihmën, Ruajtjen e Përkujdesjen Time ndaj jush.
Ka thënë Profeti ﷺ: “Me të vërtetë që ju i luteni Dëgjuesit, të Afërtit, e Ai është me ju.” [1]
Do të thotë: është me ju me Dijen e Tij, Ai ju Dëgjon dhe ju Shikon.
Muhamed Xhemil Zejno, “Besimi i çdo muslimani”
Përktheu: Anis Agovi
——————–
[1] Muslimi