Pyetja:
A duhet të këndoj me zë në namazet farze të cilat i fal në shtëpi? Kur them me zë e kam fjalën sikurse imami që këndon në xhami në namazet farze me xhemat.
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Nëse falesh me familjarë, në namazet të cilat këndohen me zë siç janë sabahu, akshami dhe jacia, je i obliguar ta ngresh zërin aq sa të dëgjojnë ata që falen pas teje, ndërsa në namazet që janë pa zë si dreka dhe ikindia, tekbiret i merr me zë dhe ajetet/suret i lexon aq sa e dëgjon veten.
Eroll Nesimi