Pyetja:
Në mes dy sexhdeve duhet të themi Allahu ekber apo Rabenag-firli. Para Subhanekes dhe Salavateve a duhet të themi Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim? Për vitrin a duhet ta bëj nijet si salati vitrin e jacisë apo si namaz i veçantë?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Në mes dy sexhdeve duhet të thuash “Rrabigfirli” 2 herë. Para Subhanekes nuk duhet të thuash bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim për shkak se këto janë lutje dhe nuk janë sure. Së pari duhet ta dimë se nijeti për çdo namaz farz apo sunet bëhet me zemër dhe jo me gjuhë, pasi nuk ka asnjë argument që tregon se Pejgamberi alejhi selam e ka bërë nijetin me gjuhë. Nijeti mjafton të bëhet që të falet namazi i vitrit.
Eroll Nesimi