Pyetja:

Përse muslimanët abuzojnë me jomuslimanët duke i thirrur ata si jobesimtarë (qafirë)?

***

Përgjigjja:

Qafir – jobesimtar do të thotë kur dikush mohon apo kundërshton ligjet e Allahu Fuqiplotë.

Fjala ‘Kafir’ e që në gjuhën shqipe e ka kuptimin ‘mohues’, rrjedh nga fjala ‘Kufer’, që do të thotë; fshehje, mohim apo refuzim.

Në terminologjinë Islame, fjala Kafir – Qafir – do të thotë kur dikush fsheh apo mohon vërtetësinë e Islamit, e si rrjedhojë, personi i cili mohon apo kundërshton Islamin, në anglisht quhet ‘non- Muslim’, d.m.th. jomusliman, apo ‘Kafir-Qafir’ jobesimtar, sinonime këto të ngjashme njëra me tjetrën.

Për sa i përket abuzimit se kinse muslimanët shajnë jomuslimanët, kjo bëhet si shkak i moskuptimit të drejtë të Islamit nga ana e jobesimtarëve, me fjalë të tjera ai/ajo e keqkupton Islamin. Ai ose ajo duhet të arrijë deri te burimet e vërteta të kuptimit të drejtë të Islamit dhe terminologjisë, e jo që do të ndjehet i sharë apo abuzuar, por do ta çmojë lart Islamin dhe do ta vlerësojë atë në një perspektivë dhe të ardhme të drejtë.

Dr. Zakir Naik