Pyetja:
A i lejohet muslimanit që ta gjykojë si jomusliman atë që pi alkool?
***
Përgjigjja:
Pirja e alkoolit, imoraliteti dhe kopracia në mosdhënien e zekatit janë gjynahe të mëdha që nuk falen pa pendim tek Allahu.
Besimi i besimtarëve te drejtë është se ai qe kryen një gjynah të madh është musliman, por njëkohësisht është edhe gjynahqar për mëkatin e tij dhe nuk lejohet të gjykohet si pabesimtar ai që kryen gjynah të madh, nëse nuk pretendon se ai gjynah është i lejuar të veprohet.
Komisioni i Përhershëm për Fetva