Pyetja:
Më intereson ta di se a lejohet të falet namazi i natës në rast se nuk është falur namazi i jacisë?
***
Përgjigjja:
Koha e namazit të natës fillon pas namazit të jacisë dhe zgjat deri në kohën e namazit të sabahut. Me këtë nënkuptohet se namazi i natës fillon pasi t’i ta përfundosh jacinë dhe sunetin e saj, e jo pasi koha e jacisë të hyjë sipas takvimit.
Nuk lejohet që të fillohet me namaz nafile-vullnetar, siç është namazi i natës para se të kryhet obligimi i rregullt që është fjala për namazin e jacisë. Me këtë është për qëllim nafileja që buron nga vullneti i njeriut e nuk është për qëllim suneti para sabahut apo drekës.
Disa dijetarë mendojnë se namazi i natës konsiderohet kurdo natën, pra edhe nëse personi nuk e ka falur namazin e jacisë, por mendimi i tyre nuk është shumë i mbështetur.
Muhamed Dërmaku