Pyetja:

Cili është vendimi mbi atë që i shtrin këmbët nga kibla në xhami? Dhe a është e lejueshme të hahet dhe të flihet në xhami?

****

Përgjigjja:

S’ka gjë të keqe që muslimani t’i shtrijë këmbët drejt kibles, qoftë në xhami, qoftë gjetiu, dhe s’ka gjë të keqe që ai të hajë dhe të flejë aty, nëse ka nevojë për këtë. Por, ai duhet ta ruajë pastërtinë e xhamisë dhe, nëse ai sheh ëndërr “të lagësht” në të, ai
duhet të ngutet të dalë nga aty, kur të zgjohet, për të bërë gusl për shkak të xhunubllëkut.
Dhe Allahu është burim force. Allahu dërgoftë bekim e paqe mbi Pejgamberin tonë Muhamed ﷺ dhe mbi familjen e mbi shokët e tij.

Fetaua el-Lexhne ed-Da’imeh 6/295