Pyetja:

Pasi Zoti i tha shejtanit: “Dil prej tij (Xhenetit)! Me të vërtetë ti je i mallkuar“,- si mundi shejtani të hyjë në Xhenet dhe ta mashtrojë Ademin (Paqja qoftë mbi të!)?

***

Përgjigja:

Falënderimi absolut i takon Allahut! Mëshira, lavdërimi edhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Allahut!

E gjithë historia e Ademit bart brenda saj mesazhe të qarta.

Mendimi i dijetarëve se shejtani nuk hyri dhe nuk ka për të hyrë më kurrë në Xhenet pasi Allahu e përzuri prej tij të përbuzur dhe përjashtuar (shih kaptinën kuranore El-Araf: 18)- e zhbën vatrën e dilemës në fjalë. Mbështetësit e këtij mendimi theksojnë se shejtani Iblis ia shkaktoi cytjen Ademit dhe Havasë me fjalë të cilat ia tha atyre nga periferia e Xhenetit dhe pa e pasur të mundur të hynte në të…

Gjithashtu një tjetër argument që e mbështet këtë mendim është fakti sesi banorët e Xhehenemit të gjendur në Xhehenem dhe ata të Xhenetit të gjendur në Xhenet, i flasin njëri-tjetrit dhe fjalët e të parëve u arrijnë pa kurrfarë problemi këtyre të dytëve, siç thotë Allahu i Madhëruar:

Dhe banorët e Xhenetit do t’u thonë banorëve të zjarrit: “Ne e gjetëm të vërtetë atë që na premtoi Zoti ynë. Po ju, a e gjetët të vërtetë atë që ju premtoi Zoti juaj?” Ata do të thonë: “Po!” Atëherë, një lajmëtar midis tyre do të thërrasë: “Mallkimi i Allahut është mbi keqbërësit, të cilët i kanë penguar të tjerët nga rruga e Allahut, duke dashur ta shtrembërojnë atë dhe nuk kanë besuar në jetën tjetër!”

Muslimani është rob vetëm i Allahut të Madhëruar dhe si i tillë duhet të ketë kujdes që mos t’i përkasë kategorisë së njerëzve të humbur:

“(Allahu) tha: “Kjo është rruga Ime e drejtë. Në të vërtetë, ti nuk do të kesh pushtet mbi robërit e Mi, përveçse mbi të humburit, që të pasojnë ty.” Pa dyshim, xhehenemi është vendi i premtuar për të gjithë ata. Ai ka shtatë dyer e për çdo derë do të ketë një pjesë të caktuar.” (Hixhr: 4144)

Allahu e di më mirë.

Alaudin Abazi