Pyetja:

A bën t’u jepet zekati familjeve të dëshmorëve, pengjëve dhe të burgosurve? Çfarë tretmani fetar ka solidariteti me ta? Çfarë vlere ka kjo në fe?

***

Përgjigjja:

Destinimi i zekatit për familjet e dëshmorëve, pengjëve dhe të burgosurve, është veprim legjitim, bile i obligueshëm, nëse familjet e tyre bien në kategoritë e personave të cilëve u takon zeqati, fjala vjen, nëse janë të varfër, të pastrehë, borxhlinj, udhëtarë- e këtu bëjnë pjesë edhe refugjatët dhe të dëbuarit-. Zeqati që u jepet këtyre, ka përparësi dhe është më mirë, se sa zeqati që u jepet tjerëve, ngase nga njëra anë plotësohen nevojat e nevojtarit, e nga ana tjetër, ndihmohet për xhihad në rrugë të Allahut. Muslimanët e kanë obligim t’i mbështesin familjet e vëllezërve të tyre të cilët janë vrarë në rrugë të Allahut, e kanë sakrifikuar shpirtin e tyre për shkak të fesë dhe umetit dhe u kanë përballuar mundimeve dhe sprovës së pengmarrjes apo burgosjes në rrugë të Allahut. Ata duhet ta zënë vendin e tyre në familje. Ata duhet të bëhen për të vegjlit prind, për të mëdhejtë djem apo vëllezër. Do të duhej që këto familje të jenë nën mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e bashkësisë muslimane.

I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Besimtari për besimtarin është si pjesët e një ndërtese, e forcojnë dhe e lidhin njëra-tjetrën.” [1]
Poashtu, ai i bekuar ﷺ, ka thënë: Kush ia plotëson nevojat vëllaut të vet, Allahu ia plotëson atij nevojat e veta. [2]

Dr. Jusuf el-Kardavi, “Metava muasire”, pjesa e III

Përktheu: Bashkim Aliu

————————-

[1] Buhariu

[2] Buhariu