Pyetje:
Jam e martuar me një burrë të ndershëm dhe të spikatur në Islam, kurse unë para se të martohesha kam vepruar disa vepra me të cilat Allahu, subhanehu ue teala, nuk është i kënaqur. Ndërgjegjja ime më qorton gjithmonë, ndaj edhe po ju pyes: A t’i tregoj bashkëshortit tim për të kaluarën time?
Përgjigje:
Çdonjëri prej bashkëshortëve duhet të jetë vigjilent dhe të mos i tregojë tjetrit për atë që ka bërë në të kaluarën. Individi i cili sprovohet me këto vepra të fëlliqura le ta mbulojë vetveten e tij me atë që e mbuloi Allahu, subhanehu ue teala. Ndaj secilit i mjafton pendimi i sinqertë tek Allahu, subhanehu ue teala.
Mirëpo, nëse një person lidh kurorë me një vajzë duke menduar se është e virgjër dhe pas marrëdhënieve seksuale kupton se s’është e tillë, i lejohet ta shkurorëzojë dhe sasinë e mehrit ta kthejë prapë.
Por, nëse e sheh se është penduar për atë vepër të shëmtuar, ia mbulon gjynahun dhe vazhdon jetën me të, dhe bashkëshorti për këtë vepër madhështore ka shpërblim dhe sevap të madh prej Allahut, subhanehu ue teala.
/Shejh Salih el-Munexhid/




