Pyetje:
A e kam haram të flas me të fejuarin në telefon? Vetëm i kemi ndryshuar fjalët, por as familja nuk më ka bërë përhajr dhe as nuk kemi bërë nikah. Esselam alejkum. Allahu ju ruajt.

Përgjigje:
Lidhja ndërmjet dy të rinjëve, pa e ditur familjet e tyre, nuk llogaritet fejesë dhe ajo lidhje është e ndaluar në Islam. Pranimi i femrës duke i thënë “PO” atij që e kërkon, nuk e bën lidhjen e tyre të lejuar.

Shejh Ibn Xhibrini thotë:

Nuk lejohet një gjë e tillë (kontaktet ndërmjet dy të fejuarve), ngase ajo ringjall epshin ndërmjet tyre dhe i nxit ndjenjat për takime dhe kontaktime. Në shumë raste, këto ndjenja dhe kontaktime shpiejnë në mbjelljen e dashurisë së pamoralshme në zemër dhe për shkak tyre ndodhin gjëra të dëmshme. I këshillojmë ata që duan të mirën e vetes, të largohen nga këto gjëra dhe të ngjashmet me to, për të ruajtur fenë dhe nderin e tyre. (Fetava Mer’etul Muslimeh 2/578)

Kështu, derisa të bëhet nikahu sipas Sheriatit, çdo gjë ndërmjet dy të rinjëve është e ndaluar.

Megjithatë, Allahu e ka lejuar që:

  • Të shikohet vajza aq sa është nevoja.
  • Të bisedohet për arsye të caktuara dhe të domosdoshme, vetëm në prezencën e mahremit (të afërmit) të vajzës.

Shejh Salih El-Feuzan thotë:

Nuk ka të keqe në bisedën e të fejuarit dhe të fejuarës në telefon, nëse kjo bëhet pas pranimit të familjes për dhënien e vajzës, dhe vetëm për të kuptuar çështje të caktuara. Biseda duhet të jetë vetëm aq sa është nevoja dhe të mos ketë fitneh. Nëpërmjet përgjegjësit të saj është më e plotë dhe më larg dyshimeve. (El-Munteka 3/163)

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami