Pyetja:

A duhet lëvizur gjuha dhe buzët gjatë recitimit të Kuranit apo mjafton të thuhet vetëm me zemër?

***

Përgjigjja:

Recitimi duhet të bëhet me gjuhë. Nëse personi reciton (vetëm) me zemër në namaz, kjo nuk mjafton. E njëjta gjë vlen për të gjitha dhikret tjera, pra, nuk është e mjaftueshme të recitohet vetëm me zemër, por është e nevojshme të lëvizen gjuha dhe buzët. Sepse ato janë fjalë që duhet thënë, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet lëvizjes së gjuhës dhe të buzëve.

Shejh Ibn Uthejmin, “Mexhmu Fetaua” [13/156]