Pyetja:

A lejohet që të mbajmë në telefon ndonjë recetim Kurani dhe pastaj nëse hyjmë në banjo a kemi gjynah?

***

Përgjigjja:

Po, lejohet fetarisht nuk ka ndonjë të keqe. Kjo temë ka qenë temë debati nëpër akademi të ndryshme shkencore sepse është mesele e re dhe është arritur në përfundim se është e lejuar me bart në telefon recitimin e Kuranit edhe nëse futemi në vende jo të pastërta.

Sepse ajo është e incizuar në memorie e jo e shkruar, dhe po që se e hapim memorien ajo nuk ka asgjë në të të shkruar, thjesht metal.

Andaj lejohet ta mbajmë telefonin në xhep dhe të futemi me të në banjo.

Dr. Shefqet Krasniqi