Pyetja:
A duhet pauzuar imami pasi të recitojë el‐Fatihanë, në mënyrë që edhe xhemati të arrijnë të recitojnë el‐Fatihanë?
***
Përgjigjja:
Ajo që është vërtetuar nga Pejgamberi, ﷺ, janë dy pauza:
E para: Pas tekbirit të parë, që ai më pas të mund të recitojë du’anë hapëse dhe të thotë “eudhu bilani min esh‐shejtanir‐raxhim…” qetë, me pak zë, para se të recitojë el‐Fatihanë.
E dyta: Pasi të ketë përfunduar recitimin dhe pak para rënies në ruku e deri të kthehet në
pozitën e drejtë. Për sa i përket bërjes së pauzës nga imami pasi të recitohet el‐Fatiha, në mënyrë që ata pas tij të arrijnë ta recitojnë el‐Fatihanë, kjo nuk është vërtetuar nga Pejgamberi, ﷺ, por disa nga dijetarët e kanë preferuar këtë. Kjo sepse është ligjëruar për ata që falen pas imamit që ta recitojnë el‐Fatihanë dhe po ashtu është ligjëruar që ta dëgjojnë recitimin e imamit. Pra, me qëllim që të kombinohen dy veprat e mira, disa nga dijetarët kanë rekomanduar këtë pauzë.
Allahu e di më së miri.
Shejh Salih el‐Feuzan, “El‐Munteka min Fetaua” vëll.3, faqe 41, fetua nr.54