Pyetja:
Për ata njerëz që vuajnë nga sëmundjet kronike, si p.sh. gazrat e shpeshta, a duhet që për çdo namaz të marrin abdes? Po kur merr gusul dhe i ndodh një gjë e tillë, a duhet ta përsërisi sërish gusulin apo i mjafton ai gusul?
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin ﷺ, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Personat e tillë (që janë sahibi uzër) nëse marrin gusul, nuk janë të detyruar të përsërisin gusulin, vetëm atëherë kur shkaktojnë diçka që e detyron gusulin, mardhëniet intime, etj.
Por ai nëse pasi të marrë gusul i ndodh diçka që e prish abdesin, si lëshimi i gazrave, etj., atëherë ai detyrohet ta përsërisë abdesin, por ashtu si kemi qartësuar më herët abdesi i tij vlen prej hyrjes së një kohe të namazit deri në daljen e saj.
Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi