Pyetja:
Ka njerëz që dyshojnë në përdorimin e misvakut në Ramazan, nga frika se mos i’u prishet agjërimi. A është kjo e vërtetë? Dhe cila kohë në Ramazan është më e preferuara për përdorimin e misvakut?”
***
Përgjigjja:
Dyshimi në përdorimin e misvakut gjatë ditës në Ramazan apo ditëve tjera kur njeriu është duke agjëruar nuk ka kurrfarë baze, sepse përdorimi i tij është sunet, siç ka ardhur në hadith të saktë se ai është: “Pastrues për gojën dhe e kënaq Zotin”.
Është sunnet i fortë përdorimi i tij gjatë abdesit, para namazit, kur të ngrihemi nga gjumi, menjëherë pasi që të hyjmë në shtëpi, gjatë agjërimit dhe gjendje të tjera. Përdorimi i tij assesi nuk e prish agjërimin, përveç nëse misvaku përmban shije dhe lë gjurmë në pështymën tënde, atëherë, mos e përpijë shijen që ai lë në gojë.
Gjithashtu, nëse gjatë përdorimit të tij lëndohet mishi i dhëmbëve dhe del gjak, mos e përpijë. E, nëse tregohesh i kujdesshëm në këto që i cekëm, atëherë përdorimi i tij nuk ndikon (për keq) asgjë në agjërimin tënd.

Shejh Ibn Uthejmin (v. 1421), “Fikhul-ibadat”