Pyetja:

A duhet të depërtojë uji deri në lëkurën e fytyrës, kur të merret abdes?

***

Përgjigjja:

Shejh Ibn Uthejmin, ka thënë:
Në rastin e qimeve të rralla, duhet të lahen të dyja, edhe qimet, edhe ajo që është nën to. Sa ipërket qimeve të shpeshta, duhet të lahet sipërfaqja e jashtme, por jo edhe shtresa e brendshme. Ngjashëm, është thelbësore të lahet çfarëdo nga qimet në fytyrë, siç janë mustaqet, pjesa e qimeve nën buzën e poshtme, qerpikët, vetullat dhe zylyfet.
Është e pëlqyeshme të futen gishtërinjtë përmes qimeve të shpeshta, sepse Pejgamberi ﷺ i fuste gishtërinjtë nëpër mjekër, kur merrte abdes.
Në fetuanë e Komisionit të Përhershëm, thuhet: “Është thelbësore të lahet pjesa e jashtme e mjekrës se shpeshtë, por nuk është e obligueshme të lahet shtresa e brendshme apo lëkura nën të, ndonëse jemi porositur të fusim gishtërinjtë nëpër të. En‐Neueui ka thënë: ‘S’ka dallim në opinione se larja e mjekrës së shpeshtë është obligim, por s’është e obligueshme të lahet shtresa e brendshme e mjekrës apo lëkura nën të, sipas konsensusit të dijetarëve. Ky është opinioni i të gjithë dijetarëve nga Sahabët, Tabi’inët dhe ata që erdhën pas tyre. Ibn Rushdi ka thënë: ‘Kjo është diçka që është e mirënjohur që të ketë ndonjë mospajtim rreth saj.'”

Sherh el‐Mumti (2/212)