Pyetja:

A duhet patjetër të kemi abdes dhe të drejtohemi nga kibla kur bëjmë dua dhe dhikër?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Dijetari i njohur, Ibn Kajimi kur flet për lutjen/duanë, në librin e tij “Sëmundja dhe ilaçi” [1] ndër tjerash shkruan: “Është e pëlqyer që personi i cili dëshiron të lutet të jetë me abdes, të ulet siç ulemi në teshehud (në namaz), të kthehet nga kibla, t’i ngrit duart dhe pastaj të bëj dua.”
Megjithëse një gjë e tillë nuk është obligim, por pëlqehet.

Shejh Asim El Hakim

——————————

[1] Libër i përkthyer edhe në gjuhën shqipe

Comments are closed.