Pyetja:

Çfarë ndodh nëse nuk i falim tre xhuma radhazi?

***

Përgjigjja:

Transmeton Katade, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush i len tre xhuma pa i falur duke mos pasur ndonjë arsye (të justifikuar nga sheriati islam), do t’i vuloset zemra e tij.” [1]

Në një hadith tjetër i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ose të ndaleni nga braktisja e xhumasë ose do të shënoheni në të shkujdesurit.”

Sipas dijetarëve islam kuptimi është se nuk dalin nga islami, por ju vulosen zemrat dhe në këto hadithe hyjnë ata të cilët janë të pakujdesshëm ndaj namazit të xhumasë, pra herë e falin, herë e braktisin.

Hoxhë Zejd Haziri

———————————–

[1] Ahmedi