Pyetja:
A duhet të mjaftohemi me dëgjimin e Kuranit në audio, apo duhet lexuar patjetër atë? Sepse, i Dërguari i Allahut ﷺ thënë: “Mos i bëni (ktheni) shtëpitë tuaja varreza. Me të vërtetë shejtani largohet nga ajo shtëpi në të cilën lexohet surja ‘El-Bekare’.”
***
Përgjigjja:
Falënderimet i përkasin vetëm Allahut!
Ajo që bëhet e qartë -Allahu e di më së miri- është se me leximin e të gjithë sures “El-Bekare” nga radio (apo magnetofoni) apo nga vetë i zoti i shtëpisë arrihet ajo që ka përmendur Profeti ﷺ prej: largimit të shejtanit nga ajo shtëpi (që lexohet surja El-Bekare). [1]
Por kjo nuk do të thotë që ai (shejtani) nuk kthehet përsëri pas përfundimit të leximit. Ashtu siç ai largohet kur dëgjon ezanin dhe ikametin e pastaj kthehet derisa të ndërhyjë mes robit dhe zemrës së tij duke i thënë atij: “Përkujto këtë dhe atë gjë…” Siç saktësohet në lidhje me të njoftimi nga Profeti ﷺ.
Legjitime (e lejuar) për besimtarin është që të kërkojë gjithmonë mbrojtjen e Allahut prej shejtanit dhe të bëj kujdes nga kurthet e cytjet e tij dhe nga gjërat që fton për në mëkat. Allahu është dhuruesi i suksesit!
Shejh Ibn Baz, “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 24
Përktheu: Unejs Sheme
——————————
[1] Muslimi