Pyetja:
A duhet të përdoret “in shaa Allah” në dua?
***
Përgjigjja:
Nuk është e përshtatshme që kur njeriu t’i lutet Allahut të thotë “in shaa Allah” në duan e tij, por duhet të lutet me bindje dhe dëshirë, sepse Allahut nuk i thuhet se çfarë të veprojë (duke i thënë “nëse do Ti” dmth., in shaa Allah).
Allahu thotë: “Lutmuni Mua, Unë do t’ju përgjigjem.” Gafir: 60
Allahu ka premtuar që do t’i përgjigjet lutësit kështu që nuk ka nevojë të thuhet “in shaa Allah” sepse Allahu përderisa ia ka mundësuar të lutet do t’i përgjigjet duke ia pranuar duan e tij ose duke i parandaluar atij një të keqe ose duke ja ruajtur atë për në Ditën e Gjykimit.
Është transmetuar nga Pejgamberi, [ﷺ]: “Mos thoni: “O Allah më fal nëse Ti do!”, “O Allah më mëshiro nëse Ti do!”, por jini të vendosur në kërkesën tuaj! Nuk i thuhet Allahut “Bëje nëse do.” [1]
Mund të thotë dikush: “Po mirë, a nuk i ka thënë Pejgamberi [ﷺ] të sëmurëve: “S’ka asgjë, është falje gjynahesh in shaa Allah?”
Themi: Po, por kjo nuk është dua, ky është informim dhe shpresë, sepse prej etikës së duas është vendosmëria në të.
Shejh Abdul-Aziz bin Baz;
Shejh Uthejmini
Përktheu: Udha e Besimtarëve
—————————
[1] Buhariu 4/160, Muslimi 4/2063