Pyetja:

Kam dëshirë të pres një kurban për djalin dhe desha ta di se a është më mirë të prej kurban apo t’ia jap të hollat një të varfëri. Nëse është më mirë të holla, sa duhet?

***

Përgjigjja:

Nëse ju ka lindur djalë, qoftë edhe më herët dhe është i gjallë, më mirë është që të therni për të dy dele dhe kjo është më me prioritet, në shenjë falënderimi ndaj Allahut. I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Çdo i porsalindur është i lidhur peng, derisa t’i bëhet akika (t’i theret delja), të qethet dhe të emërtohet”. [1]
Andaj, më mirë është ajo që e quani të theret kurban. Mishin mund t’ua shpërndani njerëzve sikur që mund t’i thirrni në gosti. Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

—————————–

[1] Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibni Maxhe dhe Ahmedi