OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Pyetje: Nëse e djathta e rreshtit (safit) në namaz është i mbushur me njerëz më shumë se sa e majta, a duhet t’i kërkojë imami xhematit që të barazohet e djathta me të majtën e rreshtit?

Përgjigja: Nëse ndryshimi është i dukshëm nuk ka problem që imami të kërkojë që xhemati të barazojnë anën e djathtë të rreshtit me të majtën, kjo me qëllim që të bëhet i qartë Suneti, sepse shumë njerëz tani mendojnë se ana e djathtë e rreshtit është më e mirë në mënyrë absolute, aq sa nganjëherë mbushet rreshti në anë të djathtë, kurse në të majtë nuk ka veçse një ose dy veta.

 

Burimi: Esh-Sherhu El-Mumt’i: 3/18 Shejh ibn Uthejmin
Përktheu: Shuajb Ymeraj