Pyetje: Në disa net ngrihem nga gjumi në orën dy të natës, dhe i lutem Allahut me atë (lutje) që kam në veten time, pa marrë abdes dhe pa falur namaz nafile. A është kjo e lejuar apo duhet patjetër abdes dhe namaz (për të bërë lutje)?

Përgjigja: Nuk ka problem që të bësh duà edhe nëse je pa abdes, madje edhe nëse je xhunub, sepse për duanë (lutjen) nuk kushtëzohet pastërtia. Kjo është prej mëshirës së Allahut të Patëmeta. Sepse robi ka nevojë për duá në çdo kohë. Mirëpo bërja e saj duke qenë i pastër (me abdes) dhe namaz është më afër pranimit të lutjes, sidomos në sexhde. Për shkak të fjalës së Pejgamberit – Lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të –:

أقرب ما يكون العبد من ربه وهو ساجد فأكثروا الدعاء

“Momenti kur robi është më afër Zotit të tij është kur ai është në sexhde, andaj që shtojini duatë (në të).”

Këtë e transmeton Imam Muslimi në sahihun e tij dhe prej Allahut vjen suksesi.

 

Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/19923/حكم-الدعاء-على-غير-وضوء
Shejkh Abdul-Aziz ibën Bazi / Përktheu: Altin Dallashi