Pyetja:

A duhet t’i zbathim çorapet në çdo marrje të abdesit, duke besuar se ky veprim është më i saktë dhe më i qëlluar!?

***

Përgjigjja:

Ky veprim është në kundërshtim të qartë me sunnetin e pastër pejgamberik. Poashtu është përngjasim me rafiditë (shiitët), të cilët nuk e lejojnë dhënien mes’h (fërkimin) mbi meste.
Ndërsa, Pejgamberi, ﷺ, i tha Mugire ibën Shu’bes, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur ai dëshiroi që t’ia zbathte mestet: “Lëri ato, ngase unë i kam mbathur ato duke qenë i pastër (me abdes).” [1] Pra, në këtë rast Pejgamberi, ﷺ u dha vetëm mes’h çorapave, e nuk i zbathi ato.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani

————————–

[1] Buhariu (206) dhe Muslimi (79, 274)