Pyetja:

Cili është argumenti se larja e xhenazes ta prishë abdesin?

***

Përgjigjja:

Më e sakta nga fjala e dijetarëve është se larja e xhenazes nuk e prishë abdesin, përvec nëse prek organet gjenitale të të vdekurit në mënyrë te drejtpërdrejtë pa ndonjë copë materiali. Por është e preferuar që personi që lanë të vdekurin, të marrë gusël pas kësaj, kurse ai që mbart xhenazen, preferohet të marrë abdes pas mbartjes së saj, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Derguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush lanë të vdekurin, të lahet dhe kush e mbart atë, të marr abdes.” [Hadith Sahih. Ebu Daudi, Tirmidhiu, etj.]

Alaudin Abazi