Pyetja:
Unë kam një fëmijë mosha e të cilit është nëntë vjeç. A ta zgjojë atë për faljen e namazit të sabahut?
***
Përgjigjja:
Po. Nëse njeriu ka fëmijë qoftë djemë apo vajza, të cilët kanë arritur moshën dhjetë vjeçare, le t’i zgjojë ata (për namazin e sabahut). E qoftëse janë nën këtë moshë, nëse ai i zgjon për të falur namazin e sabahut, kjo është më e mira e në të kundërt (nëse nuk i zgjon) ai nuk ngarkohet me gjynah.
Por më e zgjedhura (e mira) në këtë çështje është që ai t’i zgjojë ata. Bazuar në fjalën e Profetit ﷺ: “Urdhëroni fëmijët tuaj që të falen kur t’i mbushin shtatë vjet, goditini (lehtë) nëse nuk falen kur t’i mbushin dhjetë vjet dhe ndani mes tyre në krevate [1].” [2]
Shejh Ibën Uthejmin, “Fetaua nurun ala ed-derb”
Përktheu: Unejs Sheme
———————————————————-
[1] Mos i lini të flenë bashkë në këtë moshë.
[2] Transmeton Ebu Daudi dhe Ahmedi. Hadithin e ka saktësuar Shejh Albani.