Allahu ka përgatitur për sprovat shpërblim të madh dhe përfundim të mirë.

Sëmundja është sprovë për të cilën i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Besimtarin nuk e godet as lodhje e as sëmundje, as brengë e as pikëllim, as dëm e as dëshpërim, edhe për ferrën që e shpon, i falen disa nga gjynahet që i ka bërë.”

Disa dijetarë të selefit (të parët tanë të mirë) kanë thënë:
Sikur të mos ishin sprovat e kësaj dynjaje në Ditën e Gjykimit, do të ishim prej të falimentuarve (që kanë humbur çdo gjë).”

lbën Kajimi ka folur fjalë të mira për qëndrimin e besimtarit gjatë fatkeqësive dhe ka thënë:
Prej shërimit të fatkeqësisë, është njohja e ndikimit të saj në jetën e tij;
– nëse ajo i ka shkaktuar frikë të madhe dhe moskujdes në kryerjen e detyrimeve do të shkruhet në librin e atyre që kanë tejkaluar kufijtë;
– nëse ajo shkakton ankesë dhe padurim do të shkruhet në librin e atyre që kanë humbur rastin të fitojnë nga fatkeqësia;
– nëse ndikimi i saj është durimi, përqendrimi për Allahun, emri i tij do të shënohet në Librin e durimtarëve;
– nëse ajo do të ndikojë që robi të pajtohet me caktimin e Allahut, do të shënohet në librin e atyre që janë pajtuar me caktimin e Zotit;
– nëse shkakton dhe nxit falënderim, do të shënohet në librin e falënderuesve dhe do të jetë nën flamurin e falënderuesve në Ditën e Gjykimit” (Zadul Me’ad, vëll 4,  fq. 192)

Allahu është i Urtë dhe me urtësinë e Tij ndoshta do ta pranojë lutjen tënde, ose ndoshta nuk do ta pranojë duke i shumëfishuar të mirat që i ke, duke i ngritur lart gradat dhe duke e larguar ndonjë të keqe më të madhe.

/Mesofenetende