Pyetja:

A e ka parë Ademi (alejhi selam) të shkruar në derën e xhenetit fjalën: “La ilahe il Allah Muhamedun resulullah”?

***

Përgjigjja:

Ekzistojnë disa transmetime të ndryshme që tregojnë një gjë të tillë, por të gjitha këto hadithe janë të dobëta, apo të trilluara. Ademi (alejhi selam) kur e bëri gabimin (hëngri nga pema e ndaluar në xhenet) i drejtohet Allahut:

“O Zoti im! Të lus Ty për hir të Muhamedit të më falësh mua.” Allahu i Lartësuar i thotë: “O Adem, si e dite për Muhamedin e Unë nuk e kam krijuar ende?” Ademi përgjigjet se e ka parë të shkruar emrin e tij mbi arsh!

Shejh Albani thotë se këto hadithe janë të shpifura.

Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

————————–

[1] Tabaraniu dhe Hakimi