Pyetja:

A e prish abdesin larja e xhenazes?

***

Përgjigjja:

Më e sakta nga fjala e dijetarëve është se larja e xhenazes nuk e prish abdesin, përveç nëse prek organet gjenitale të të vdekurit në mënyrë të drejtpërdrejtë pa ndonjë copë materiali. Por është e preferuar që personi që lanë të vdekurin, të marrë gusël pas kësaj, kurse ai që mbart xhenazen, preferohet të marrë abdes pas mbartjes së saj, siç ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kush lanë të vdekurin, të lahet dhe kush e mbart atë, të marr abdes.” [1]

Alaudin Abazi

——————————

[1] Ebu Davudi, Tirmidhiu