PËRGJIGJA:

Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Zotit të qiejve dhe të tokës, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij…

Transmetohet se Ajsheja (radiallahu anha) ka thënë: “I Dërguari (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) e puthi njërën prej grave të tij, pastaj shkoi në xhami duke mos e përtërirë abdesin pas kësaj. ¹

Ky hadith e shpjegon dispozitën e prekjes dhe të puthjes së gruas, dua të them, se një gjë e tillë a e prish apo nuk e prish abdesin. Edhe përskaj hadithit, dijetarët kanë mendime të ndryshme në këtë çështje. Disa konsiderojnë se prekja e gruas e prish abdesin. Të tjerët konsiderojnë se prekja e gruas e prish abdesin vetëm nëse është me epsh. Derisa grupi i tretë mendojnë se prekja e gruas pa kushtëzime nuk e prish abdesin dhe ky është mendimi më i saktë. Pra, nëse njeriu e puthë gruan e tij, e prek dorën e saj apo e përqafon atë dhe me këtë rast nuk vjen deri te ejakulimi apo deri te diçka tjetër që e prish abde- sin, atëherë abdesi i tij, por as abdesi i saj nuk do të vinin në pikë- pyetje. Në esencë, abdesi është i drejtë derisa në bazë të argumenteve ekzistuese sheriatike, nuk bëhet e qartë se është prishur. Në Kuran dhe në Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) nuk gjejmë argument që tregon se prekja e gruas e prish abdesin. Për këtë arsye, prekja direkte e trupit të gruas (jo mbi rroba), madje edhe me pasion, (sikurse edhe puthja), nuk e prishin abdesin.

Shejh ibën Uthejmini

¹ Ebu Davudi, Sunen, kaptina: “Pastërtia”