Pyetja:

A e prishë agjërimin thithja e ilaçit të sëmundjes së astmës me anë të pompës?

***

Përgjigjja:

Unë kam problem në këtë çështje, po komisioni i përhershëm për fetva ka dhënë fetva se kjo lejohet, sepse përdorimi i pompës së astmës nuk përmban ndonjë materie, e cila ndikon apo depërton në brendësi të trupit, por ajo është vetëm një mjet ndihmues që përmban ajër.

Kjo fetva ka dalë me shkrim nga dijetari Abdulaziz Ibn Baz (Allahu e mëshiroftë!) si dhe anëtarëve të tjerë të komisionit dhe ajo gjendet tani.

Shejh Salih Fevzan,  “Fetva të fikhut rreth çështjeve mjekësore të Ramazanit”

Përktheu: Rashid Zulfiu