Pyetja:
A e prish e shara abdesin?
***
Përgjigja:
Jo nuk e prish abdesin e shara, por të prish gojën. Një musliman nuk flet me fjalë ofenduese, një musliman nuk shan, një musliman nuk përdor në gojën e tij fjalë të cilat janë të flliqura. Pejgamberi ﷺ nuk ka qenë i tillë kurrë, e nëse ti beson Pejgamberin ﷺ nuk e bën një gjë të tillë. Nëse ti beson se melaiket shkruajnë nuk e bën një gjë të tillë se do dalësh para Zotit; çfarë do t’i thuash Zotit në Ditën e Kiametit?! Prandaj një musliman i vërtetë nuk shan. Abdesi nuk prishet, por i bien vlerat.
Allahu e di më së miri.
Dr. Imam Ahmed Kalaja