SURABAYA, INDONESIA - JULY 13: Muslim men read the Quran as they wait for the breaking of the fast during Ramadan on July 13, 2014 in Surabaya, Indonesia. Ramadan, the ninth month of the Islamic calendar is marked by a month of fasting, prayers, and recitation of the Quran. (Photo by Robertus Pudyanto/Getty Images)

Pyetja:

Nëse dikush gjatë ditëve të agjërimit përdor fjalë të këqija, a e prish agjërimin?!

***

Përgjigjja:

Allahu i Madhëruar thotë:

O ju që keni besuar, ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u është urdhëruar edhe atyre para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183)

Nuk ka dyshim se urtësia e bërjes obligim së agjërimit është arritja e devotshmërisë dhe adhurimi i Allahut të Madhëruar Ndërsa me devotshmëri nënkuptojmë heqja dorë nga haramet (ndalesat) si dhe kryerja e obligimeve ndaj Allahut të Madhëruar.

Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”. [2]

Marrim mësim nga kjo, se agjëruesi duhet të largohet nga fjalët e këqija, si psh:
1. Duke mos i marrë nëpër gojë (gibet) të tjerët
2. Të mos gënjejë
3. Të mos bëjë tregti haram
4. Të mos merret me thashetheme
5. Të largohet prej harameve

Dhe nëse gjatë Ramazanit merret me ibadet dhe i largohet harameve, do të mbetet i tillë edhe pas Ramazanit inshaAllah.
Mirëpo, fatkeqësisht sot ka shumë agjërues që nuk dinë të bëjnë dallim mes ditëve që agjërojnë dhe ditëve që nuk agjërojnë, por vazhdojnë si zakonisht me ato të meta dhe gjunahe të cilat i kanë vepru para Ramazanit.

Ne fund themi se këto fjalë të këqija nuk e prishin agjërimin, porse e pakësojnë shpërblimin e tij. Njeriu që flet fjalë të këqija do të fitojë nga agjërimi i tij vetëm etjen dhe urine, e shumë pak nga ajo që synohet të fitohet në Ramazan.

Allahu është më i Dituri.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad B. Shabani

——————————-

[1] [1] Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu, Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi