Pyetja:

A prishet agjërimi nëse marrim injeksion anestezik në trup (injekcione për mpirje), si dhe gjaku i cili rrjedhë si pasojë e nxjerrjes së dhëmbit?

***

Përgjigjja:

Jo, asnjëra prej tyre që përmendi pyetësi nuk e prishin agjërimin e muslimanit. Mirëpo, nëse muslimani dëshiron nxjerrjen e dhëmbit gjatë periudhës kur është agjërueshëm, atëherë e këshilloj që të ketë shumë kujdes që gjatë dhe pas nxjerrjes së dhëmbit, të ketë kujdes të mos e gëlltit gjakun i cili del si pasojë e nxjerrjes së dhëmbit. Përndryshe agjërimi nuk prishet dhe është në rregull.

Shejh Ibn Uthejmin

Përktheu: Suad Shabani