Pyetje:
A e prish agjërimin përgojimi dhe thashethemet?
***
Përgjigjja:
Përgojimi dhe thashethemet nuk e prishin agjerimin, por ato e pakësojnë shpërblimin e tij. Allahu në Kuran thotë: “O besimtarë! Ju është bërë detyrë agjërimi, ashtu si u ishte bërë edhe atyre para jush, që të bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183)
Profeti ﷺ thotë: “Ai që nuk braktis fjalët dhe punët e këqija dhe padijen, Allahu nuk ka nevojë për të që ai të braktisë të ngrënën dhe pirjen e tij.” [1]
Shejh Ibn Uthejmin
———————-
[1] Buhariu