Pyetja:

A ka mëkat femra nëse agjëron me menstruacione nga turpi prej familjes së saj?

***

Përgjigjja:

S’ka dyshim se vepra e saj është një gabim dhe nuk i lejohet të ketë turp në gjërat si kjo. Të përmuajshmet e saj janë gjë të cilën e ka caktuar Allahu për bijat e Ademit, ndërsa femra e ka të ndaluar agjërimin dhe namazin kur ajo i ka të përmujshmet. Kjo femër e cila ka agjëruar me të përmuajshmet e saj për shkak të turpit ndaj familjes, e ka për obligim që t’i plotësojë ato ditë pas Ramazanit dhe nuk duhet që ta përsërisë këtë vepër. Allahu e di më së miri.

Ibn Xhibrini

Përktheu: Shaban Murati