“Çështje rreth haxhit të fëmijës.”
Nëse një fëmijë e kryen Haxhin para se të arrijë moshën e pjekurisë (maturisë), a konsiderohet se e ka përmbushur obligimin fetar të Haxhit?
Fillimisht duhet theksuar se fëmija nuk e ka obligim Haxhin derisa të hyjë në moshën madhore. Në këtë rast, prindërit mund ta kenë marrë fëmijën për Haxh me shpresë për shpërblim, dhe kjo është e lavdërueshme. Por, kur fëmija rritet dhe hyn në moshën madhore, ai e ka obligim të kryejë Haxhin vetë, nëse i plotëson kushtet e tjera si gjendja financiare dhe shëndetësore.
Nuk është e mjaftueshme të thotë: “Unë e kam kryer Haxhin kur isha pesë vjeç”, sepse ai e ka kryer atë në një moshë kur nuk i ka qenë obligim. Obligimet fetare si Haxhi hyjnë në fuqi vetëm pas arritjes së pjekurisë fetare, si për mashkullin ashtu edhe për femrën.
Kjo çështje ka ndodhur edhe në kohën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të), kur një grua e ngriti fëmijën e saj dhe e pyeti Pejgamberin:
“A ka ky fëmijë Haxh?”
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) tha: “Po, dhe ti do të shpërblehesh.”
Kjo tregon se Haxhi i fëmijës është i vlefshëm, por nuk e përmbush obligimin që bëhet i detyrueshëm pas arritjes së moshës madhore. Kur ai të rritet, duhet ta kryejë Haxhin edhe një herë, në mënyrë që të përmbushë këtë shtyllë të Islamit.
Allahu e di më së miri.
https://t.me/hoxheebubekrruli




