Pyetje: A sprovohet fëmija apo dënohet në këtë botë për shkak të mëkateve të prindërve?

Përgjigje:

Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botërave.
Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.

Jo, fëmija nuk sprovohet dhe as dënohet në këtë botë për shkak të mëkateve të prindërve të tij. Parimi themelor në Islam është se çdo person mbahet përgjegjës vetëm për veprat e tij dhe nuk mban barrën e dikujt tjetër.

Allahu i Lartësuar thotë në Kuran në suren El-En’am, ajeti: 164 dhe suren Ez-Zumer, ajeti : 7
وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌۭ وِزْرَ أُخْرَىٰ ۗ

“Dhe  nuk do ta bartë asnjë mëkatarë barrën e tjetrit.”
Dhe gjithashtu thotë:
كُلُّ نَفْسٍۭ بِمَا كَسَبَتْ رَهِينَةٌ

“Çdo njeri është peng i veprës së vet.” (El-Muddeththir: 38)

▣- Megjithatë, devotshmëria e prindërve mund të sjellë dobi për fëmijët, ashtu siç edhe prishja e prindërve mund të jetë një shkak për sprova dhe vështirësi tek fëmijët, siç e kanë përmendur disa dijetarë. Nuk ka dyshim se mëkatet janë një nga shkaqet kryesore të prishjes në fe dhe në jetë, ashtu siç devotshmëria është nga shkaqet më të mëdha të mirësisë në të dyja botët.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Arsyeja, shpallja hyjnore, natyra njerëzore dhe përvojat e popujve, pavarësisht dallimeve të tyre, dëshmojnë se afrimi me Zotin e botëve, kërkimi i kënaqësisë së Tij, bamirësia dhe mëshira ndaj krijesave të Tij janë nga shkaqet më të mëdha që sjellin çdo të mirë. E kundërta e tyre është nga shkaqet më të mëdha që sjellin çdo të keqe. Asgjë nuk i tërheq begatitë e Allahut dhe nuk i largon fatkeqësitë si bindja ndaj Tij, afrimi me Të dhe bamirësia ndaj krijesave të Tij.”
(El-Xheuabu el-Kafi)

Allahu e di më së miri.

dr. Adelina Kuçana