Përsa i përket melaikeve Imam Es-Sujuti thotë:
《Nuk di për të ndonjë thënie nga Profeti -alejhi selam-, mirëpo fjala e Allahut:
“Ata i bëjnë tespih Allahut ditë e natë dhe nuk lodhen” Sure El-Enbija: 20,
tregon se ata nuk flenë dhe merren me madhërimin e Allahut.》
Ndërsa për sa i përket Shejtanëve Profeti -alejhi selam- e ka mohuar një lloj gjumi dhe e ka pohuar një lloj tjetër.
Gjumi i mohuar është gjumi i kajlules, apo ndryshe gjumi i mesditës siç tregon Enesi -radiallahu anhu- se Profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Flini në mesditë se shejtanët nuk flenë”
E transmeton Ebu Nuajmi dhe Taberani dhe e saktëson sheikh Albani.
Ndërsa gjumi i pohuar është gjumi i natës siç tregon Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se Profeti -alejhi selam- ka thënë:
“Kur të ngrihet dikush prej jush nga gjumi dhe të marrë abdes të fusë ujë në hundë pastaj ta nxjerrë tre herë sepse shejtani fle në hundën e tij”
E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Ana e jashtme e këtij hadith tregon se ata edhe flenë dhe Allahu e di më së miri të vërtetën.
hoxhë Dr. Abdullah Nabolli




