Përcaktimi i kibles prej vendaliut dhe udhëtarit
Vendaliu i cili përpiqet të përcaktojë drejtimin e kibles duke parë shenjat e saj, si: diellin, yjet, dhe gabon duke u falur në drejtim tjetër, e ka detyrë ta përsërisë namazin, sepse në vendndodhje nuk ka pse të bëhet kjo përpjekje duke pasur mundësinë për të pyetur persona të besueshëm apo të orientohet me drejtimin e mihrabeve.
Nga gjykimi i mësipërm përjashtohet rasti kur nuk gjen se në çfarë të mbështetet, as me lajmin e personit të besueshëm e as me mihrabet. Në këtë rast nuk e përsërit namazin nëse gabon në drejtimin e kibles, sepse i është frikësuar Allahut me sa kishte mundësi.
Udhëtari që nuk e njeh drejtimin e kibles e përcakton atë me anë të shenjave të ndryshme, pastaj falet në drejtimin që mendon se është i duhuri.
Udhëtari nëse është falur në drejtim të gabuar, ky namaz i mjafton dhe nuk e ka detyrë ta përsërisë, sepse është i justifikuar dhe i është frikësuar Allahut me sa kishte mundësi. Ky është mendimi i shumicës dërrmuese të dijetarëve.
Lehtësimi i fikhut, Prof. Dr. Abdullah Xhibrin, 2/179-180