Pyetje:
A është e lejuar fjala “Sikur…”

Përgjigje:
Jo çdo “sikur…” është që ia hap dyert shejtanit.
Ajo për të cilën është ndalur nga kjo, është çdo “sikur…” në të cilën ka kundërshtim me kaderin e Allahut, ndërsa ajo në të cilën ka shpresë, lejohet fjala në të.

P.sh.: thënia jote: “Sikur të kisha pasuri, do të ndërtoja xhami”, ose “Sikur të isha dijetar, do të studioja filan libër”. Pra, në të tilla raste/shembuj, lejohet.

Allahu i madhëruar thotë:

“E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej Allahut do të ishte shumë më i dobishëm.” {El Bekare 103}

“Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë”. {El Enfal 63}

“Ai tha: “Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (t’ju zbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të fortë!” (do t’i mbroja musafirët e mi).” {Hud 80}

/Shejh Mesh’hur Hasen Al Selman/