Pyetje: Pse nuk na pranohen lutjet?

Përgjigje: Profeti Muhamed (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka përmendur shembullin e një njeriu që kishte udhëtuar gjatë. Ishte i lodhur, i pluhurosur, me flokë të shprishura, dhe i ngre duart drejt qiellit duke thënë: “O Zot, o Zot!” – mirëpo ky njeri ishte ushqyer me haram, ishte veshur me haram… dhe si mund t’i përgjigjet Allahu lutjes së tij?

Ky njeri i kishte të gjitha kushtet që zakonisht e bëjnë lutjen të pranohet: ishte udhëtar, i përulur, i dëshpëruar, i veshur thjesht, me pamje të lodhur dhe të përulur, madje edhe i kishte ngritur duart – që është një tjetër shkak për pranimin e lutjes. Por, sërish, Allahu nuk ia pranoi. As që ia pa fare lutjen.

Pse ndodhi kjo? Sepse ushqimi i tij ishte haram, veshja e tij ishte haram – dhe kur njeriu ushqehet dhe vishet me haram, pse duhet Allahu të përgjigjet lutjes së tij?

Dr. Imam Ahmed Kalaja