Pyetja:
A është e lejuar që myslimani të martohet me një vajzë krishtere dhe e kundërta?
***

Përgjigjja:

Nuk lejohet që vajza myslimane të martohet me djalë jomusliman pa marrë parasyshë fenë e tij. Thotë Allahu i Madhëruar: “Dhe mos i martoni mosbesimtarët deri sa të besojnë” (Bekare: 221).

Gjithashtu Allahu thotë: “Allahu kurrsesi nuk iu mundëson jobesimtarëve mbizotrim të plotë mbi besimtarët” (Nisa: 141).
Ndërsa myslimanit i lejohet të martohet me vajzë të krishtere nëse ajo është e ndershme.
Allahu i Madhëruar kur flet për gratë e lejuara për martesë ndër tjerash thotë: “Dhe të ndershmet nga ato që u është dhënë libri (jehuditë dhe krishterët)(Maide: 5).

Por dëshirojmë ti këshillojmë besimtarët të cilët jetojnë në vende jomuslimane që të këshillohen dhe të mendojnë mirë para se të vendosin t’i ndërmarrin këta hapa dhe të martohen me ndonjë jomuslimane edhe pse në esencë është e lejuar.
Shkaku është se kanë ndodhur shumë raste që janë kthyer në dëmin e tij, gruaja nuk ka pranuar Islamin, fëmijtë janë bërë të krishterë, fëmijtë i ka marr gruaja, e gjith kjo si shkak i ligjeve në vendet jobesimtare të cilët e favorizojnë gruan në këto çështje.

Përshtati për botim: Senad Ramadani

Burimi