Pyetja:

Nëse një vajzë i thotë një djali të pranova për burrë timin ndërsa djali i thotë unë të marr për grua dhe për këtë kam dëshmitarë Allahun, por pa prezencën e përgjegjësit të vajzës dhe dy dëshmitarëve. Dhe pas këtij akti bëjnë dasëm dhe martohen, a është kjo në rregull apo jo?

***

Përgjigjja:

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nuk ka nikah (akt martese) pa prezencën e veliut (përgjegjësit të vajzës) dhe dy dëshmitarëve“. [1]
Imam Tirmidhiu për ata që e marrin për bazë thënien e ibn Abasit ka thënë: ”Nuk ka nikah vetëm se me nijet”, ia bëjmë të qartë se të parët tanë nga sahabët dhe tabiinët e kanë qartësuar se kuptimi i fjalës së ibn Abasit është se nuk ka nikah pa dëshmitarë. [2]

Prandaj nëse ju ka ndodhur siç e keni përmendur më lartë jeni të obliguar që ta bëni aktin e martesës sipas Islamit dhe se ajo çka ka ndodhur dhe ju e keni llogaritur si akt të vërtetë ajo është e pavlefshme.

IslamQA

Përktheu dhe përshtati për botim: Senad Ramadani

——————————-

[1] Irva El Galil

[2] Xhami et Tirmidhi 235/4