Pyetja:

Emrat e njerëzve a është e lejuar sipas Islamit që të shkurtohen si p.sh emrin Shemisje e shkurtojnë në Shemka, Shemo, Shema, Shem etj?

***

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, përshëndetjet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, Muhamedin ﷺ, shokët e tij familjen e tij dhe të gjithë besimtarët që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Emrat e njerëzve është e lejuar të shkurtohen nëse nuk është diçka për qëllim të keq ose nuk i prishet kuptimi emrit. Allahu e ka lejuar një gjë të tillë. Disa nga njerëzit duke e shpreh atë dashurinë  që ka ndaj fëmijës së tij apo ndaj dikujt tjetër e thirr në emrin e shkurtuar dhe kjo nuk ka diçka të keqe, por, nëse shkurtimi i emrit bëhet më qëllim të  nënçmimit apo me qëllim të keq nuk lejohet.

Shaban Murati