Pyetja:

Pse feja Islame u quajt me këtë emër?

***

Përgjigjja:

Fjala “Islam” është një fjalë Arabe që do të thotë “t’ia nënshtrosh dhe dorëzosh vullnetin tënd Zotit të Gjithfuqishëm”. Fjala e ka të njëjtën rrënjë sikurse fjala Arabe “selam”, që do të thotë paqe. Ndryshe nga emrat që përdoren për fetë tjera, siç janë Budizmi, Hinduismi dhe Krishterimi, emri për fenë Islame është shpallur nga Zoti dhe bart një domethënie të thellë shpirtërore – vetëm duke ia nënshtruar vullnetin personal Zotit të Gjithfuqishëm njeriu mund të arrijë paqen e vërtetë ne këtë jetë dhe në Jetën e Përtejme. Islami na mëson se fillimisht të gjitha fetë e kanë pasur porosinë esenciale të njëjtë – nënshtrimi me tërë qenien ndaj vullnetit të Zotit dhe adhurimi i Tij dhe vetëm i Tij. Për këtë arsye Islami nuk është fe e re, por është e njëjta e Vërtetë Finale e shpallur që Zoti ua shpalli të gjithë pejgamberëve, përfshirë Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain.

Sepse ai i cili hyn në këtë fe, i është nënshtruar Allahut dhe ia ka dorëzuar veten Atij. Ashtu sikurse i është nënshtruar çdo gjëje prej ligjeve që vijnë nga Allahu dhe i dërguari i Allahut ﷺ.

Allahu i Lartësuar thotë: “Fesë së Ibrahimit i shmanget vetëm ai që e nënçmon vetveten.” (Bekare: 130)

Dhe thotë: Kur Zoti i tij i tha: “Përulu!” – ai u përgjigj: “Iu përula Zotit të gjithësisë!” (Bekare: 131)

Gjithashtu ka thënë: Vërtet, ata që i përulen Allahut dhe bëjnë vepra të mira, do ta kenë shpërblimin te Zoti i tyre, nuk do të frikësohen e as do të pikëllohen.
(Bekare: 112)

[Komisioni i përhershëm i fetvave dhe kërkimeve akademike]

Kryetar: Shejh Ibn Baz

Përktheu: Udha e Besimtarëve