Pyetja:

A është e lejuar të vonohet kompenzimi i agjërimit të Ramazanit, deri pas Ramazanit të ardhshëm?

***

Përgjigjja:

Kush e ndërpren agjërimin e Ramazanit për shkak të udhëtimit, sëmundjes apo diç tjetër obligohet t`i bëj kaza ato ditë para se të arrijë Ramazani tjetër. Ndërmjet dy Ramazaneve ka kohë të mjaftueshme nga Zoti Ynë për t`i kompenzuar. Nëse e vonon agjërimin deri pas Ramazanit të ardhshëm ajo është e obliguar ta bëj kaza dhe obligohet krahas kësaj të ushqej për çdo ditë edhe një të varfër. Me këtë kanë thënë një grup i sahabëve të Pejgamberi ﷺ. Me ushqimin njëditor është për qëllim dy grushta  nga ushqimi i vendit, apo një kilogram e gjysmë përafërsisht, hurme, oriz apo diç tjetër. Kurse nëse bën kaza para Ramazanit të ardhshëm, nuk obligohet me ushqimin e të varfërit.

Shejh Ibn Baz, “Fetva”

Përktheu: Alaudin Abazi