Pyetja:
“Kur nuk i lejohet një udhëtari të prish agjërimin?”
Përgjigja:
“Nuk i lejohet një udhëtari të prish agjërimin në këto raste:
- Kur udhëtimi i tij nuk arrijnë largësinë në të cilën shkurtohen namazet.
- Nëse udhëtimi i tij nuk është i lejuar (nëse udhëton për të mëkatuar) – kjo sipas asaj që e thuan shumica e dijetarëve.
- Nëse udhëton vetëm për ta prishur agjërimin.
- Nëse udhëton dhe dëshiron të prish agjërimin para se të largohet nga shtëpitë e fshatit apo qytetit të tij.
- Nëse në vendin për ku udhëton qëndron më shumë se 4 ditë.”
Përgatiti: Sejfullah Sejfuli / rizgjimi.com




